SanFest në Shkodër, Zana Çela: Te promovojme turizmin me aktivitete për të gjitha grupmoshat - travelBIZ
Zona përreth lumit të bukur Buna dhe Liqenit të Shkodrës u shndërrua në një arenë festive, nën tingujt e muzikës elektronike.
Artistë vendas dhe të huaj performuan live njëri pas tjetrit në skenën e improvizuar, duke krijuar një atmosferë të magjishme në natyrë, për mijëra qytetarët vendas e të huaj që kishin ardhur për të festuar.
SanFest promovon talentet e rinj të muzikës dhe organizatorët e tij synojnë që ky festival të mbahet çdo vit në maj me qëllim që në tri ditë të festivalit Shkodra të shndërrohet në kryeqendrën e turizmit shqiptar, për të promovuar natyrën e bukur, vlerat e trashëgimisë monumentale, historike dhe kulturore, si dhe operatorët turistikë vendas, të cilët u ofrojnë shërbim vizitorëve vendas e të huaj përgjatë ditëve të festivalit.
Agjencia Kombëtare e Turizmit në mbështetjen e festivaleve dhe eventeve që pritet të mbahen gjatë gjithë sezonit të verës synon promovimin e turizmit në Shqipëri me aktivitete ku gjejnë veten të gjitha grupmoshat.
What's Your Reaction?