Gardenland Resort Shkoder - travelBIZ

Feb 6, 2023 - 10:37
Apr 11, 2023 - 17:30
 0  260
Gardenland Resort Shkoder - travelBIZ
Gardenland Resort Shkoder - travelBIZ
Gardenland Resort Shkoder - travelBIZ
Gardenland Resort Shkoder - travelBIZ
Gardenland Resort Shkoder - travelBIZ
Gardenland Resort Shkoder - travelBIZ
Gardenland Resort Shkoder - travelBIZ

Gardenland Resort, Shkodër!

Në vetëm 68 kilometra nga Tirana, do të paraqitet para jush resorti që shtrihet në fushat madhështore të Zadrimës. Ende pa mbërritur në Shkodrën e historisë, kulturës dhe mikpritjes, Gardenland Resort hap dyert për tiu magjepsur në çdo cep të tij. 

Zadrima ka mirëpritur kompleksin e qetë modern për tiu dhuruar rehatinë dhe komoditetin që keni kërkuar. Lumi Drin aty pranë bekon të gjitha ndjesitë për të qenë me ju gjatë ditëve të relaksit në resortin madhështor.

Përgjatë kompleksit  pishina gjigande, palmat që ju freskojnë trupin dhe shpirtin, shezllonet që lejojnë të shijoni pamjen, fusha e sportit për të çliruar energjitë, sallë konferencash dhe një kënd lojërash për të vegjëlit tuaj ju mirëpresin për ti bërë pushimet tuaja më të këndshme.

Resorti ju ofron horizontin fantastik të mbuluar me gjelbërim dhe ajër të pastër. Në 50 dhomat e hotelit do të keni mundësinë të gjeni akomodimin  që dëshironi. Mjafton të zgjidhni dhomën që ju përshtatet, dyshe ,dopio, treshe ose familjare dhe gjithçka tjetër mbetet në dorën e stafit të mrekullueshëm të Gardenland Resort.

Në të dyja restorantet e resortit do ta magjepsni shijen  tuaj, përmes specialiteteve tradicionale dhe prekjeve të kuzhinës më të mirë ndërkombëtare.

Shijoni drekën, darkën ose pijen  tuaj të preferuar ndërsa sodisni panoramën që do tiu mrekullojë.

Nëse po kërkoni të merrni një lloj argëtimi të ri, prisni se ka ende për të eksploruar në resort ,fëmijët tuaj mund të luajnë tenis, futboll apo volejboll ose të marrin biçikletën për të shëtitur përgjatë  gjithë hapësirës përreth.

Gjate qendrimit tuaj ne Gardenland, mbremjeve mund te perfitoni te shijoni  magjinë e qytetit, ndërsa kërkoni të merrni të gjitha panoramat fantastike të tij, rrugët, rrugicat dhe çdo sinjal tjetër.

Vizitoni kalanë e Rozafës, liqenin e Shkodrës ,më i madhi në Ballkan dhe lëreni veten të merrni magjinë që kishit kërkuar për pushimet tuaja te paqta.

Unë pushoj në Shqipëri, po ti?

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow