10 plazhet më të bukura në Shqipëri

10 plazhet më të bukura në Shqipëri

Feb 6, 2023 - 10:59
Feb 9, 2023 - 20:50
 0  550
10 plazhet më të bukura në Shqipëri
10 plazhet më të bukura në Shqipëri
10 plazhet më të bukura në Shqipëri
10 plazhet më të bukura në Shqipëri
10 plazhet më të bukura në Shqipëri
10 plazhet më të bukura në Shqipëri
10 plazhet më të bukura në Shqipëri
10 plazhet më të bukura në Shqipëri
10 plazhet më të bukura në Shqipëri
10 plazhet më të bukura në Shqipëri

10 plazhet më të bukura në Shqipëri

Shqipëria, me deshire ose jo, do jete kete vit destinacioni veror me i frekuentuar i shqiptarëve. Shume media prestigjoze nderkombetare vazhdimisht i kane bëre jehone Rivieres Shqiptare duke e quajtur ate si nje perle te fshehur – por per te gjithe ju qe nuk i keni akoma idete e qarta se ku do pushoni kete vit, ne po ju japim nje ndihme duke ju prezantuar sot me 10 plazhet me te bukura ne Shqiperi!

1.      Plazhi i Gjipesë

Një prej xhevahireve të fshehura të Shqipërisë dhe me siguri një plazh përallor. Vizitorët mund të shkojnë atje me varkë ose me makinë, megjithatë, atyre që përdorin automjete do ju duhet të ecin një pjesë të rrugës deri sa të dalin në plazh. Plazhi është i rrethuar nga shkëmbin të lartë, që të japin ndjesinë se ndodhesh në një ishull të shkretë dhe jo në një plazh normal. Uji në Plazhin e Gjipesë është kristal i pastër dhe ka ngjyra të kaltra të mrekullueshme. Aventurierët mund të gjejnë gjithashtu disa plazhe të vogla përgjatë vijës bregdetare si dhe shpella.

2.      Plazh dhe argetim ne Dhermi

Dhërmiu është i njohur për jetën e natës gjatë verës dhe shtëpitë tradicionale prej guri. Në vitet e fundit, gjithnjë e më shumë turistë skandinavë kanë ardhur deri këtu dhe është një vend sa i bukur edhe i kursyer nga turmat e turistëve në raport me destinacione të tjera në Shqipëri. Shumë pranë më Dhërmiun, vizitorët mund të shijojnë një palzh edhe më të izoluar dhe më pak të populluar, Plazhin e Drimadhës.

3.      Plazhi i Livadhit

Nëse po viziton Himarën, atëherë nuk duhet të humbasësh Plazhin e Livadhit, që ndodhet shumë pranë. Plazhi i Livadhit është një prej më të gjatëve në këtë rajon dhe është bërë i famshëm për ujin e tij ngjyrë blu të errët si dhe pemët e ullirit që e rrethojnë.

4.      7 kilometra plazh ne Borsh

I konsideruar si një prej plazheve më të gjatë në Detin Jon, Borshi është i famshëm për ujërat e kaltër dhe pastërtinë e plazheve. Plazhi është shtatë kilometra i gjatë dhe vazhdon te jete ende i paprekur nga turizmi masiv.

5.      Parajsa mesdhetare - Ksamili

Ksamili quhet ndryshe edhe Parajsa Europiane e për pasojë në korrik dhe gusht është i mbushur plot me njerëz njësoj si destinacionet me popullore në rajonin e Mesdheut. Koha më e mirë për të vizituar këtë zonë është në maj ose fillim të qershorit, por mund të shkoni edhe pasi kalon vera në shtator.

6.      Plazhi i ujerave te kristalta - Palasa

Plazhi i Palasës eshte një plazh natyror me ngjyrë magjepsëse të ujit dhe ndodhet në veri të Himarës. Ky plazh vazhdon të jetë i paprekur duke mos pasur shumë godina dhe zhvillim përreth.

7.      Plazhi i Jalës

Jala është një tjetër plazh popullor në Shqipëri, veçanërisht gjatë verës. Ky destinacion shumë turistik ndodhet mes Dhërmiut dhe Himarës.

8.      Durrës

Durrësi është një prej destinacioneve më popullore në vend dhe një prej plazheve më të zhvilluara në Shqipëri.

Durrësi është vetëm 40 minuta me makinë larg kryeqytetit të Shqipërisë, prandaj  përveç turizmit ndërkombëtar, ai është gjithashtu popullor edhe për shqiptarët gjatë verës. Këtu do të gjeni gjithçka ju duhet për të kaluar pushime të këndëshme buzë detit.

9.      Rana e Hedhun

Një prej plazheve më unike në Shqipëri eshte edhe Rana e Hedhun. Anes malit  ndodhen disa duna rëre gjigante nga te cilat e ka marre emrin edhe ky plazh.

Rana e Hedhun  ndodhet pranë Shëngjinit dhe është rreth një orë e gjysmë larg Tiranës me makinë. Falë një rruge relativisht të re, Rana e Hedhun është lehtësisht e aksesueshme. 

 

10.  Plazhi i Velipojes

Velipoja është plazhi më i famshëm në zonën e veriut të Shqipërisë që ndodhet 25 km larg qytetit të Shkodrës. Velipoja u ofron pushuesve mundësinë për të kaluar pushime në një vijë bregdetare me ujë të pastër dhe me rërë të imët, por jo vetëm kaq, ajo është e pasur me vlera unike natyrore, në të cilat dallohen : Ranishtja e madhe me gjatësi 14 km dhe gjerësi 50–200 m me rërë të imët dhe të pastër, e cila quhet nga banorët “râna e dermanit” për vetitë e saja kuruese. Plazhi ripërtërihet çdo vit nga baticat dhe zbaticat. Rëra e bregut të të gjithë ranishtes ka përqindjen më të lartë të jodit në të gjithë bregdetin shqiptar. Plazhi rrethohet nga pylli me drurë të lartë pishe e drurë të tjerë halorë e fletor, me shkurre përherë të blerta, lugina plot me bimësi ujore, duna, etj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow