Kumbaro: Pulëbardhat kokëzezë, spektakël mbi liqenin e Shkodrës - travelBIZ

Pulëbardhat kokëzezë, imazhe të mrekullueshme përgjatë fluturimit të tyre në rezervatin e menaxhuar të liqenit të Shkodrës.

Apr 13, 2023 - 18:15
 0  261
Kumbaro: Pulëbardhat kokëzezë, spektakël mbi liqenin e Shkodrës - travelBIZ
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot, në një postim në rrjetet sociale, momente nga fluturimi i tyre mbi liqen.
Pulëbardhat kokëzezë (Chroicocephalus ridibundus) ofrojnë imazhe të mrekullueshme përgjatë fluturimit të tyre në rezervatin e menaxhuar të liqenit të Shkodrës.
“Ky lloj shpendi parapëlqen habitate të tilla si: ligatinat dhe liqenet përreth brigjeve.
Përgjatë dimrit ju mund të hasni më shumë me to, pasi gjenden në numër më të madh.
Pulëbardha kokëzezë ka një gjatësi trupi rreth 35-39 cm dhe koka e saj bëhet ngjyrë e zezë gjatë periudhës së riprodhimit dhe e bardhë me një njollë të errët mbrapa syrit, gjatë dimrit”, tha Kumbaro.
Moratoriumi i gjuetisë ka ndikuar në mbrojtjen dhe shtimin e kafshëve dhe shpendëve në zonat e mbrojtura dhe në parqet kombëtare.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow