Parku kombetar kthehet ne destinacionin e preferuar te turisteve, arsyet!

Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”, është kthyer vitet e fundit në një prej destinacioneve më të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj.

Feb 22, 2023 - 09:37
 0  264
Parku kombetar kthehet ne destinacionin e preferuar te turisteve, arsyet!

Këto ditë dimri kryesisht të rinjtë preferojnë të ngjiten në këto lartësi, edhe për shkak të terrenit të thyer e të mbuluar nga dëbora.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, ndau sot në rrjetet sociale momente nga ngjitja e alpinistëve në majën e Librazhdit në lartësi 1986 metër në Parkun kombëtar të Shebenikut.

Parku Kombëtar i Ekosistemit Shebenik – Jabllanicë, shtrihet në verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit dhe ka njw sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore e zënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësore ato jo prodhuese, shkëmbore, si dhe trojet.

Parku shtrihet brenda kufijve të Bulqizës, Steblevës me rrugën Librazhd- Dorëz, ura e lumit Rapun, pranë fshatit Zagosht, shkalla e Lunikut, fshati Llangë dhe Fushë Studen.

Burimi: ATA

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow