Krifca: Krenare per 11 prodhuesit shqiptarë qe po marrin pjese në panairin “Slow Food” në Gjermani - travelBIZ

Apr 13, 2023 - 18:18
 0  257
Krifca: Krenare per 11 prodhuesit shqiptarë qe po marrin pjese në panairin “Slow Food” në Gjermani - travelBIZ

Produktet shqiptare po prezantohen gjatë viteve të fundit në panaire të ndryshme në Europë, ku në shumicën prej tyre janë vlerësuar për cilësinë dhe prezantimin dinjitoz.

Prodhuesit shqiptarë do të marrin pjesë në panairin “Slow Food” 2023 në Shtutgart, Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, e cila ka publikuar dhe foto nga mbërritja e prodhuesve shqiptarë në këtë panair.

“Sapo mbërritëm në Stuttgart, Gjermani së bashku me 11 prodhues anëtarë të lëvizjes Slow Food në Panairin “Slow Food” 2023. I bashkohem me kënaqësi këtij grupimi promovues të eksportojmë ushqimin si pasaportë e rëndësishme e traditës, cilësisë, shijes dhe ritualeve të territoreve tona më të thella të Shqipërisë”, shkruan Krifca.

Sipërmarrjet agroturistike në vend po zhvillojnë traditën e “ushqimit të ngadaltë” shqiptar, i cili ka të bëjë me mbajtjen e gjërave që hani në vend, të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm.

Ata e bëjnë këtë duke promovuar ushqim të pastër dhe të drejtë dhe biodiversitet. Rilidhja e prodhuesve të ushqimit me ata që konsumojnë ushqimin është një element tjetër i rëndësishëm i lëvizjes së “ushqimit të ngadaltë”. Është një nocion i fuqishëm që mund të ndryshojë perspektivën se si duhet të prodhojmë dhe konsumojmë ushqim.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow