Turistet e huaj sfidojne ujevarat e ngrira ne Kanionet e Osumit.
Kanionet e Osumit në Berat janë kthyer vitet e fundit në një nga guidat më të preferuara të turistëve vendas e të huaj.
Administrata e Zonave të Mbrojtura në Berat ndau sot pamje nga vizita e turistëve indianë,
të cilët sfiduan ujëvarat e ngrira dhe temperaturat e ulëta në Kanionet e Osumit në këto ditë dimri.
Rafting në Kanionet e Osumit është tashmë një nga guidat më të preferuara të turistëve të huaj, por edhe atyre vendas sidomos në stinën e verës.
Të cilësuara edhe si “Koloradoja e Shqipërisë”, pamjet që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse,
gjithë lartësi, kontraste për sa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj.
Në një distance prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj prej 100 metrash,
praktikuesit e rafting kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë operash arti natyral të krijuara nga erozioni,
të pagëzuara me emra si “syri”, “porta e djallit”, “krokodili” apo “katedralja”.
What's Your Reaction?