Shqiperia si destinacion turistik, interes i larte nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Japonise

Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, mori pjesë sot në aktivitetin e prezantimit të Shqipërisë si destinacion turistik për sipërmarrësit japonezë, në Tokio.

Feb 23, 2023 - 10:58
 0  254
Shqiperia si destinacion turistik, interes i larte nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Japonise

Ne vijim te takimeve me Dhomen e Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë, Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro,ka patur mundesine te promovoje Shqiperine ne nje seminar biznesi per sipermarresit japoneze.

Kumbaro theksoi se, eshte e lumtur për mundësinë promovimit të Shqipërisë në kete seminar biznesi organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë, dhe po aq entuziaste për interesin e sipërmarrësve dhe profesionistëve japonezë për Shqipërinë si destinacion turistik.

Delegacioni shqiptar i kryesuar kryeministri Edi Rama prezantoi të gjithë potencialin dhe vizionin Shqipërisë. Përveç bukurive natyrore, të pranishmëve u janë prezantuar dhe produkte ekselente shqipare.

“Bashkë me kryeministrin Edi Rama prezantuam gjithë potencialin dhe vizionin e Shqipëria 2030, ku flukset ekonomike dhe turistike nga Japonia janë shumë të rëndësishme për ne”, shkroi Kumbaro në rrjetet sociale, ndërkohë që shpërndau edhe një album me foto nga vizita në Japoni.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow