Në Gjirokastër, mes aseteve kulturore dhe isopolifonise!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka vizituar, sebashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, kalanë e Gjirokastrës.

Feb 22, 2023 - 10:03
 0  135
Në Gjirokastër, mes aseteve kulturore dhe isopolifonise!

Kumbaro u shpreh se nga kalaja e Gjirokastrës, “shijon si në pëllëmbë të dorës gjithë çfarë ofron qyteti”.

Audrey Azoulay, drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s, vizitoi vendin tonë me ftesë të ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Duke i paraprirë një takimi pune me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Azoulay vizitoi dje qendrën historike të Gjirokastrës, e klasifikuar që nga viti 2005 si trashëgimi botërore e UNESCO-s.

Vitet e fundit, Organizata ka mbështetur Shqipërinë në rehabilitimin e shtëpive të trashëgimisë së qytetit dhe në inventarizimin e trashëgimisë kulturore jomateriale të qytetit, si pjesë e një qasjeje për promovimin e turizmit të qëndrueshëm që mbështet zhvillimin lokal.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe Audrey Azoulay, Drejtoreshë e Përgjithshme e UNESCO-s, vizituan dje edhe Muzeun e ri Etnografik, në Gjirokastër, ku krahas shumë aseteve kulturore spikat edhe isopolifonia.

Burimi: ATA

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow